Sepse për ne Cilësia ka rëndësi!
Fabrika jonë përdorë lëndë të parë të importuara, të cilësisë së lartë, duke siguruar që produktet e saj të jenë të qëndrueshme dhe ekologjikisht të përgjegjshme.
Politikat E Cilësisë
- Ne kemi një kujdes të veçantë në përcaktimin e standarteve të cilësisë.
- Kemi vendosur rregjim të rreptë e të disiplinuar për kontrollin e lëndëve të para.
- Ne kemi ndërtuar një sistem automatik të avancuar për monitorimin e procesit të prodhimit.
- Rritja jonë ka si bazë trainimin e punonjësve për të kuptuar rëndësinë e cilësisë së prodhimit.
- Ne kryejmë kontrolle periodike dhe auditime të rregullta për vlerësimin e cilësisë së prodhimit.
- Ne kryejmë sondazhe të rregullta për të marrë përshtypjet e klientëve për cilësinë e produkteve tona.
- Ne experimentojmë në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e kulturës dhe adaptimin e praktikave më të reja për të rritur cilësinë.
- Ne bashkëpunojmë vetëm me partnerë, lëndët e para të të cilëve kanë Certifikime Ndërkombëtare.
Qasja ndaj cilësisë është një proces i vazhdueshëm dhe i përcaktuar qartë që siguron prani afatgjatë të kompanisë. Sistemi ynë i cilësisë është projektuar sipas standardit ISO-9001: 2015, me synimin për përmirësim të vazhdueshëm. Ky përmirësim arrihet përmes vendosjes së objektivave vjetore që lidhen me përmirësimin e cilësisë së produktit dhe efikasitetit të operacioneve të kompanisë. Objektivat vendosen nga menaxhmenti dhe monitorohen sistematikisht gjatë gjithë vitit.
Departamenti i Kontrollit të Cilësisë
Ne kujdesemi të kemi ekspertë me nivel të lartë teknik për përcaktimin e standarteve të cilësisë, pasi besojmë thellë se krijimi i standardeve të qarta për cilësinë e produkteve, duke përfshirë karakteristikat si trashësia, ngjyra, qëndrueshmëria dhe përbërja kimike, ndihmojnë në orientimin e procesit të prodhimit për një produkt cilësor me ZERO tolerancë ndaj cilësisë.
- Kryejmë inspektime ditore të produkteve të përfunduara direkt nga njësitë e prodhimit.
- Kryejmë teste cilësie laboratorike të lëndëve të para me makina teknologjike të avancuara.
- Menaxhojmë, regjistrojmë dhe përpunojmë ankesat e konsumatorëve.
- Kontrollojmë përditë specifikimet e produkteve.
- Përditësohemi vazhdimisht dhe monitorojmë ligjet që lidhen me produktet dhe industrinë e kompanisë.
- Verifikojmë çdo vit makineritë e laboratorit, duke siguruar cilësinë dhe efikasitetin e sigurt të përdorimit të tyre.
- Marrim përsipër kontrollin e detajuar të materialeve të dyta.
- Sigurojmë që ambienti i punës të jetë i përshtatshëm për aktivitetet e Kompanisë dhe në përputhje me kërkesat ligjore.
- Monitorojmë kushtet e higjienës dhe sigurisë së produktit dhe kontrollojmë për të shmangur ndotjen.
- Komunikohemi me Furnitorët.