Historia

Historia jonë e zhvillimit në bashkinë e Dropullit që prej vitit 2004, mund të përshkruhet si një rrugëtim i veçantë, i mbushur me sfida dhe sukses. Kjo fabrikë filloi si një iniciativë lokale, e themeluar nga pasioni për artin e prodhimit të letrës.
 Fokusi ynë është angazhimi në përdorimin imaterialeve të cilësisë tepër të lartë, duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit. Me kalimin e kohës, fabrika ka vazhduar inovacionin , duke përmirësuar proceset e saj dhe duke diversifikuar produktet, si letër artizanale, kartona, dhe produkte të tjera profesionale dhe përdorimi shtëpiak, të gjitha  të lidhura me prodhimin e letrës cilësore.
Përveç aspektit ekonomik, fabrika ka një ndikim të rëndësishëm social, duke ofruar vende pune për banorët lokalë sidomos gratë dhe duke stimuluar zhvillimin e komunitetit.
Gjithmonë kemi besuar se raporti ynë me letrën, do të ishte një histori frymëzuese  që tregon sesi një ide e vogël mund të bëhet një burim zhvillimi për një komunitet të tërë.